• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Suns triumfojnë ndaj Warriors, fitoren marrin edhe Dallas dhe Milwaukee

01/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në elitën e basketbollit amerikan NBA u luajtën pesë ndeshje dhe Phoenix Suns mposhti Golden State Warriors 113:105 në derbin e mbrëmjes.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, ku në fundit vendasit triumfuan  me rezultat 113:105 dhe më i miri në parket ishte Devin Booker me 27 pikë, nëntë asistime dhe tre kërcime.

I shkëlqyer ishte edhe Kevin Durant me 21 pikë, 10 kërcime dhe tre asistime.

Luka Doncic nuk ishte në parket, por Dallasi i tij ka arritur fitore edhe pa yllin slloven duke mposhtur Utah Jazz me 12 pikë diferencë 106:94.

Kyrie Irving me 30 pikë, nëntë asistime dhe shtatë kërcime ishte më i miri te Mavericks.

Giannis Antetokounmpo pati një paraqitje fenomenale, duke shënuar një triple-double të pabesueshëm në fitoren e Milwaukee ndaj Washingtonit (124:114). Greku shënoi 42 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime.

Next Post

Zbardhet plani i Interit, një muaj sprint për kreun te zikaltrit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.