Sunday, 26. April 2026
Sport

Super Albion Rrahmani, ‘Lewandowski’ i Kosovës shënon tjetër gol me Rapid Bucurestin ndaj FCBS

GS 09/03/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar golin e katërt ndaj Steauas së Bucurestit në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën e Rumanisë.

Golin për 4:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani.

Rrahmani shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Kujtojmë që golin e tretë në derbin rumun e shënoi lojtari tjetër kosovar, Ermal Krasniqi.

 

Teilen: