Saturday, 7. February 2026
Sport

Super Bowl LX/ Trump bojkoton finalen prej Bad Bunny-t, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti do të shikojë Kid Rock!

GS 07/02/2026 2 Min. Lesezeit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nën ethet e eventit më të madh sportiv të këtij fillimviti, i cili do të mbahet në Santa Clara ku do të caktohet fituesja e Super Bowl LX.

Mbrëmjen e kaluar zëdhënësja për mediet e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka zbuluar se Presidenti Donald Trump preferon që të shikojë një shfqje alternatrive mes pjesëve të finales së madhe.

Siç dihet për këtë event është zgjedhur fituesi i “Grammy Award”, Bad Bunny. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Presidenti Trump nuk do të udhëtojë në Kaliforni për të ndjekur ndeshjen dhe në pushimin mes pjesëve preferon që të shikojë një shfaqje alternative të organizuar mbi vlerat e lëvizjes “Turning Point USA”.

Mësohet se për ndeshjen mes New England Patriots dhe Seattle Seahawks do të organizohet një shfaqje plotësisht amerikane ku do të performojë artisti i muzikës country/rock, Kid Rock.

“Presidenti ka zgjedhur me mençuri të mos bëjë një parashikim për ndeshjen e së dielës në mbrëmje, por si një vajzë nga Neë Hampshire them forca Patriots”, shtoi Leavitt.

Teilen: