Sfida kryesore e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Me fillim nga ora 19:00 Sigal Prishtina do të përballet me liderin e tabelës, Trepçën, raporton KosovaPress.
Këto dy skuadra së fundi u përballën në Gjakovë në finalen e Kupës, ku fituan mitrovicasit.
“Xehetarët” janë liderë me 20 fitore e dy humbje, derisa bardhekaltrit renditen në vendin e tretë me 14 fitore e tetë humbje. Mitrovicasit kanë 15 fitore radhazi në elitë, derisa kanë fituar tri takimet në Superligë ndaj prishtinasve në këtë edicion, që kërkojnë titullin e kampionit.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe KB Peja, e cila e pret në shtëpi Proton Cable Prizrenin.
19:00 Peja – Proton Cable Prizreni
19:00 Sigal Prishtina – Trepça