Kanë përfunduar 90 minuta në super ndeshjen mes Romës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Europa League.
Dy skuadrat kanë shkuar në vazhdime, pasi rezultati pas dy pjesëve ishte 1 me 1, shkruan Lajmi.net
Ishin italianët që fillimisht shënuan për 1 me 0 me anë të Paulo Dybala në minutën e 35’të.
Në pjesën e dytë, Gianluca Mancini shënoi një autogol për t’i dhënë barazimin skuadrës spanjolle në 1 me 1.
Kështu dy ekipet tani do t’i luajnë dy pjesë nga 15 minuta në stadiumin “Puskas Arena”./Lajmi.net/
¡AUTOGOL DE GIANLUCA MANCINI!pic.twitter.com/vEqeskOHk0
— Football Report (@FootballReprt) May 31, 2023