• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Super finalja e pestë, Bashkimi në presion të madh

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Super finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me sfidën e pestë, që zhvillohet të dielën në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Bashkimi dhe Trepça ndeshen sërish në një betejë, ku të dy skuadrat do të luftojnë deri në fund për fitore.

Mitrovicasit po fitojnë në serinë finale 3:1 dhe janë një hap afër të mbrojnë titullin e kampionit. Ndërkohë, prizrenasit duan fitore para tifozëve të tyre në shtëpi, për të mbetur në garë për titullin e kampionit.

Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Trepça është një hap afër trofeut më të rëndësishëm të basketbollit në Kosovë, ndërsa Bashkimi duhet t’i fitojë tri ndeshje për tu stolisur me titullin e kampionit. Hera e parë dhe e fundit për prizrenasit që fituan titullin ishte më 2018.

Portokallezinjtë fituan ndeshjen e parë 84:77, e më pas fituan ‘Xehetarët’, tri ndeshje radhazi, 79:72, 71:88 dhe 80:74.

Sfida pritet të jetë shumë interesante dhe me super spektakël, ashtu siç kanë qenë përballjet mes tyre në finale.

Next Post

Lojtari shqiptar fiton trofeun e parë në karrierë, Al Ittihad shpallet kampion i Arabisë Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.