Ekipi i Malishevës ka humbur me rezultat 2:1 ndeshjen e parë nga Vllaznia në Shkodër. Kjo ndeshje është e vlefshme për rundin 1/8-ës për kualifikim në Konferencë Ligën.
Të parët shënuan Malisheva. 10-shi, Laurent Xhylani arriti të shënoi një super gol (video) në minutën e 3-të nga korneri, duke e zënë në befasi portierin, transmeton lajmi.net.
Por, Vllaznia nuk u dorëzua. Në minutën e 37-të, Klinti Qato arriti të barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Malisheva mbeti me një futbollsit më pak. Mbrojtësi danez, Andreas Skovgaard në minutën e 55-të u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes si futbollist i fundit.
Nga fauli i fituar, Vllaznia arriti të shënoi gol përmes Emiljano Musta, i cili u tregua i sakt nga goditja e lirë.
Ndeshja kthyese do të jetë me 15 korrik, në Kosovë./lajmi.net/
Teilen: