Barcelona ka marrë fitoren e tretë rresht në La Liga, duke fituar 0-1 në transfertën delikate në “San Mames” ndaj Athletic Biilbao, e vlefshme për javën e 27-të.
Vendasit e nisën vrullshëm takimin, duke iu afruar golit që në aksionin e parë, por kthimi topi i devijuar nga Joao Cancelo prek traversën. Më pas, ishte një lojë e vakët nga të dyja skuadrat dhe pa ndonjë rrezik serioz. Pjesa e parë u mbyll në shifra të barabarta, 0-0.
Sfida u zhbllokua në minutën e 68-të, ku pas një pasimi magjik të Pedri-t, i futur në pjesën e dytë si zëvendësues, ishte Lamine Yamal që tregoi gjithë klasin e tij dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës me të majtën.
Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Barcelona fiton 0-1 dhe ruan vendin e parë me 4 pikë më shumë se Real Madrid i vend të dytë. Athletic Bilbao mbetet në vendin e 9-të.