• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Super lojtari largohet nga Real Madridi

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madriç ka konfirmuar zyrtarisht se kapiteni dhe legjenda e klubit, Luka Modriç do të largohet nga klubi pas përfundimit të Kampionatit Botëror të Klubeve, që do të zhvillohet nga 18 qershori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të shënojë fundin e një epoke të paharrueshme për mesfushorin kroat në “Santiago Bernabéu”.

Klubi i ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Real Madridit dhe të futbollit botëror. Që nga ardhja e tij në vitin 2012, Modrić ka qenë një nga shtyllat kryesore të një prej periudhave më të suksesshme të klubit.

Gjatë 13 sezoneve, ai ka fituar plot 28 trofe: 6 Liga të Kampionëve, 6 Botërorë Klubesh, 5 Superkupa Europe, 4 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës. Me këtë arritje, Modrić bëhet futbollisti më i titulluar në historinë 123-vjeçare të Real Madridit.

Në aspektin individual, ai ka fituar Topin e Artë në vitin 2018, çmimin “The Best” nga FIFA dhe është shpallur Lojtari i Vitit nga UEFA.

Ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të FIFA FIFPro në 6 raste dhe dy herë është shpallur mesfushori më i mirë i Ligës së Kampionëve.

Me fanellën e Real Madridit, Modriç ka luajtur 590 ndeshje, duke shënuar 43 gola. Ai ka fituar gjithashtu një Top të Artë dhe një Top të Argjendtë në Botërorin për Klube.

Next Post

Tekniku kroat zbulon si e ktheu sezonin, Kovaç: Sekreti i Dortmundit, të sinqertë dhe rregulla të qarta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.