• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Super përballje në Ligën e Kampionëve, Bayern – Barça, Man City -Juve, Liverpool – Milan

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me shortin e hedhur të enjten, UEFA ka sjellë një revolucion në kompeticionin më prestigjioz për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve ku do të ketë më shumë ndeshje dhe më shumë emocion, duke nisur nga faza kualifikuese, formati, shorti, kalendari i ndeshjeve dhe oraret.

Nga sezoni 2024/25, 36 klube do të marrin pjesë në fazën e Ligës së Kampionëve (ish-faza e grupeve), në formatin e ri ku skuadrat do të luajnë tetë ndeshje në fazën e re të ligës (ish-faza e grupeve). Ato do të përballen me ndeshje kundër tetë skuadrave të ndryshme, duke luajtur gjysmën e atyre ndeshjeve në shtëpi dhe gjysmën e tyre jashtë.

Sistemi i ri garues, u jep mundësinë klubeve të testojnë veten kundër një game më të gjerë kundërshtarësh dhe rrit mundësinë për tifozët që të shohin skuadrat më të mira të luajnë ballë për ballë më shpesh dhe më herët në garë.

Është një lloj versioni i Superligës evropiane, që ishte propozuar tre vite më parë nga Real Madridi dhe klube te tjera, projekt ky që u ndalua nga UEFA.

Në start të Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë e madhe do të jetë ajo ndërmjet Barcelonës e Bayern Munchenit.

Kampioni aktual i Championsit Real Madridi do të startojë me Dortmundin, derisa ndeshjet e radhës janë kundër Liverpoolit e Milanit.

Manchester City përballet me Juventusin në javën e parë, derisa duele të tjera do të ketë me Interin dhe Paris St. Germainin.

Ekipet e vazos së parë:

Real Madrid do të luajë me: Dortmund, Liverpool, Milan, Atalanta, Salzburg, Lille, Stuttgart, Brest

Manchester City do të luajë me: Inter, PSG, Brugge, Juventus, Feyenoord, Sporting, Sparta Pragën, Bratislavën

Bayern Munich do të luajë me: PSG, Barcelona, Benfica, Shakhtar, Dinamo, Feyenoord, Bratislava, Aston Villa

PSG do të luajë me: City, Bayern, Atletico, Arsenal, PSV, Salzburg, Girona, Stuttgart

Liverpool do të luajë me: Real Madrid, Leipzig, Leverkusen, Milan, Lille, PSV, Bologna, Girona

Interi do të luajë me: Leipzig, City, Arsenal Leverkusen, Cërvena Zvezda, Young Boys, Monaco dhe Sparta Praga

Borussia Dortmund do të luajë me: Barcelona, Real Madrid, Shakhtar, Brugge, Celtic, Dinamo, Sturm Graz, Bologna

Leipzig do të luajë me: Liverpool, Inter, Juventus, Atletico, Sporting, Celtic, Aston Villa, Sturm Graz

Barcelona do të luajë me: Bayern, Dortmund, Atalanta, Benfica, Young Boys, Crvena Zvezda, Brest, Monaco

Ekipet e vazos së dytë:

Leverkuseni do të luajë me: Inter, Liverpool, Milan, Atletico, Salzburg, Feyenoord, Sparta Praga, Brest

Atletico do të luajë me: Leipzig, PSG, Leverkusen, Benfica, Lille, Salzburg, Bratislava, Sparta Praga

Atalanta do të luajë me: Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Shakhtar, Celtic, Young Boys, Sturm Graz, Stuttgart

Juventusi do të luajë me: City, Leipzig, Benfica, Brugge, PSV, Lille, Stuttgart, Aston Villa

Benfica do të luajë me: Barcelona, Bayern, Atletico, Juventus, Feyenoord, Crvena Zvezda, Bologna, Monaco

Arsenali do të luajë me: PSG, Inter, Shakhtar, Atalanta, Dinamo, Sporting, Monaco, Girona

Brugge do të luajë: Dortmund, City, Juventus, Milan, Sporting, Celtic, Aston Villa, Sturm Graz

Shakhtar do të luajë me: Bayern, Dortmund, Atalanta, Arsenal, Young Boys, PSV, Brest, Bologna

Milan do të luajë me: Liverpool, Real Madrid, Brugge, Leverkusen, Crvena Zvezda, Dinamo, Girona, Slavia Bratislava

Ekipet e vazos së tretë:

Feyenoordi do të luajë me: Bayern, City, Leverkusen, Benfica, Salzburg, Lille, Sparta Praga, Girona

Sporting do të luajë me: City, Leipzig, Arsenal, Brugge, Lille, PSV, Bologna, Graz

PSV do të luajë me: Liverpool, PSG, Shakhtar, Juventus, Sporting, Crvena Zvezda, Girona, Brest

Dinamo do të luajë me: Dortmund, Bayern, Milan, Arsenal, Celtic, Salzburg, Monaco, Bratislava

Salzburg do të luajë me: PSG, Real, Atletico, Leverkusen, Dinamo, Feyenoord, Brest, Praga

Lille do të luajë me: Real Madrid, Liverpool, Juventus, Atletico, Feyenoord, Sporting, Graz, Bologna

Crvena Zvezda do të luajë me: Barcelona, Inter, Benfica, Milan, PSV, Young Boys, Stuttgart, Monaco

Young Boys do të luajë me: Inter, Barcelona, Atalanta, Shakhtar, Crvena Zvezda, Celtic, Aston Villa, Stuttgart

Celtic do të luajë me: Leipzig, Dortmund, Brugge, Atalanta, Young Boys, Dinamo, Bratislava, Aston Villa

Ekipet e vazos së katërt:

Bratislava do të luajë me: City, Bayern, Milan, Atletico, Dinamo, Celtic, Stuttgart, Girona

Monaco do të luajë me: Barcelona, Inter, Benfica, Arsenal, Zvezda, Dinamo, Aston Villa, Bologna

Sparta Praga do të luajë me: Inter, City, Atletico, Leverkusen, Salzburg, Feyenoord, Brest, Stuttgart

Aston Villa do të luajë me: Bayern, Leipzig, Juventus, Brugge, Celtic, Young Boys, Bologna, Monaco

Bologna do të luajë me: Dortmund, Liverpool, Shakhtar, Benfica, Lille, Sporting, Monaco, Aston Villa

Girona do të luajë me: Liverpool, PSG, Arsenal, Milan, Feyenoord, PSV, Bratislava, Graz

Stuttgart do të luajë me: PSG, Real Madrid, Atalanta, Juventus, Young Boys, Crvena Zvezda, Praga, Bratislava

Sturm Graz do të luajë me: Leipzig, Dortmund, Brugge, Atalanta, Sporting, Lille, Girona, Brest

Brest do të luajë me: Real Madrid, Barcelona, Leverkusen, Shakhtar, PSV, Salzburg, Graz, Praga

Next Post

Partizani prezanton mesfushorin 22-vjeçar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.