Një gol dhe një asistim nga Kreshnik Bahtiri, i ka ndihmuar Feronikelit të kaloj në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Drenasi e mposhti Dinamon e Ferizajt me rezultat 2;1, duke e përmbysur avantazhin e mysafirëve për të siguruar plasman në mesin e tetë ekipeve të fundit që synojnë trofeun e çmuar të vendit.
Bahtiri kishte asistuar në golin e barazimit të Niklit, të cilin e realizoi Muhamed Llapashtica në minutën e 43-të. Paraprakisht Dinamo kishte kaluar në epërsi me golin e Almedin Klinakut nga pika e bardhë.
Por Bahtiri ishte i vendosur të ndalte fitoren në shtëpi, duke realizuar një gol të rrallë, me driblim e shënim perfekt për 2:1, në minutën e 87-të.
Kështu Feronikeli u bashkohet skuadrave, Llapi, Ballkani, Dukagjini, Ferizaj, Gjilani, Malisheva e Vushtrria në kërkim të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Më 20 shkurt, me fillim nga ora 13:00, do të mbahet shorti për fazën çerekfinale (1/4) të Kupës së Kosovës.