Sunday, 26. July 2026
Sport

Supergoli ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri publikon foton nga 6 momentet që e futën në historinë e futbollit

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Xherdan Shaqiri hyri në historinë e futbollit me supergolin që i dhuroi Zvicrës në minutën e 26-të në duelin ndaj Skocisë mbrëmjen e së mërkurës.shaqiri32-vjeçari është lojtari i vetëm Europian që ka shënuar në secilin nga 6 turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtare.

Dhe ylli i kombëtares zvicerane ka publikuar foto nga gjashtë momentet që e futën në histori.

Ai postoi një imazh ku shaqet duke festuar secilin nga golat e realizuar në Kupën e Botës 2014, EURO 2016, Kupën e Botës 2018, EURO 2020, Kupën e Botës 2022 dhe së fundmi EURO 2024.

“Krenar”, shkroi Xherdan Shaqiri, krahas fotos.8caab562-fe44-4ec8-8cdc-dd1ab12162ccPANORAMASPORT.AL

Teilen: