Friday, 3. April 2026
Futboll

Superkompjuteri bën parashikimet teknologjike, ja kush e fiton Botërorin 2026

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë mbetur vetëm 70 ditë që nga nisja e Botërorit 2026 dhe tani që dihen skuadrat pjesëmarrëse, superkompjuteri i Opta ka bërë parashikimet. Sipas teknologjisë, Spanja është favoritja kryesore për ta fituar këtë kompeticion, me 15.83% shanse, pavarësisht se humbi vendin e parë në renditjen e FIFA-s karshi Francës.

Pas “La Roja” vjen Franca me 12.77%, që synon finalen e tretë radhazi. Anglia dhe Argjentina ndjekin me mbi 10%, ndërsa Portugalia ka 6.92% për ta fituar Botërorin e parë. Brazili dhe Gjermania mbeten jashtë “top 5”.

Superkompjuteri parashikoi edhe fituesit e grupeve: Meksika, Zvicra, Brazili, SHBA, Gjermania, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia. Ndërkohë, si të tretat më të mira do të kalonin Koreja e Jugut, Irani, Australia, Austria, Bregu i Fildishtë, Suedia, Gana dhe Katari.

Los favoritos, según el superordenador de Opta.

Teilen: