• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superkompjuteri parashikoni ndeshjen Angli – Shqipëri, këto janë gjasat e Kuqezinjve për fitore

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të premte një ndeshje shumë të rëndësishme në Angli përballë vendasve në stadiumin legjendar “Wembley”.

Një sfidë ku vendasit cilësohen nga të gjithë si favoritë të padiskutueshëm, por ku një rezultat pozitiv do t’i jepte një shtysë të rëndësishme skuadrës së Sylvinhos për të kërkuar kualifikimin historik në Botëror.

Gjigandët e statistikave sportive të OPTA, kanë përdorur sistemin e tyre që shumëkush e quan “superkompjuteri”, për të parashikuar me 10 mijë simulime statistikore përfundimin e ndeshjes së të premtes në darkë.

Ashtu siç pritet, në shumicën e rasteve është Anglia fituese e ndeshjes, me 80,1% të rasteve që përfundojnë me suksesin e “Tre Luanëve”.

Probabiliteti statistikor i superkompjuterit, parashikon një barazim në 12,2% të rasteve.

Ndërkohë, shanset e Shqipërisë për të fituar ndeshjen ndaj Anglisë, janë vetëm 7,7%, gjë që praktikisht nënkupton se një sukses i kuqezinjve ndaj skuadrës së drejtuar nga Tomas Tuchel, do të cilësohej si një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në arenën ndërkombëtare.

Next Post

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.