• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superkupa e Europës/ Courtois paralajmëron Realin: Kujdes, Atalanta të ‘mbyt’ me presing!

09/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit kërkon ta nisë sezonin e ri me trofe, ashtu siç mbylli edhe edicionin e fundit gjatë së cilit djemtë e Carlo Ancelottit fituan titullin kampion, Superkupën e Spanjës dhe Champions League.

“Los Blancos” do të përballen në datën 14 gusht me Atalantën në Varshavë të Polonisë, finale e vlefshme për Superkupën e Europës.

Portieri i Realit, Thibaut Coutois, foli për kanalin zyrtar të UEFA-s, duke mos i kursyer elozhet për skuadrën italiane nga Bergamo.

“Ata kanë një skuadër të mirë, por ne do të jemi gati për këtë finale. Italianët bëjnë presing në çdo cep të fushës. Jemi përballur me Atalantën disa vite më parë në Champions, ishte një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar.

Jemi të qartë se nuk do e kemi të lehtë, por ne do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen. Pasi jemi Reali i Madridit”.

Nëse fiton, atëherë portieri belg do të futej në historinë e Superkupës së Europës si i pari që arrin ta fitojë 6 herë këtë trofe.

Next Post

Pepe thotë “lamtumirë”/ 41-vjeçari portugez njofton tërheqjen nga futbolli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.