Mançester Siti dhe Sevilja do të tentojnë sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 trofeun e parë në Europë për sezonin e ri.
Të dyja skuadrat luajnë në finalen e Superkupës së Europës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë.
Qytetarët vijnë si fituesit e Ligës së Kampioneve dhe përballë tyre do të jetë fituesit e Ligës së Europës.
Superkupa e Europës ka një statistikë mjaft interesante pasi në 8 finalet e fundit, 6 prej tyre kanë shkuar me shtesa dhe në këto 6 finale, ka qenë pjesëmarrëse edhe Sevilja, aty ku ka humbur 3 të tilla.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL