Me gjysmëfinalen Inter-Fiorentina të 2 janarit nis Superkupës e Italisë që do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Fituesja e këtij çiftit do të përballet me atë të MilanJuventus që do të zhvillohet një ditë më pas. Formati i ri i kompeticionit përfshin tri ndeshje: dy gjysmëfinale dhe finalen e cila do të luhet më 6 janar.
Nëse një ndeshje do të përfundonte në barazim në fund të 90 minutave, do të shkonte direkt me penallti. Nëse një lojtar ose trajner do të merrte një sanksion në Serie A (skualifikim për shkak të kartonëve të verdhë ose karton të kuq) përpara Superkupës, ata do të humbnin ndeshjen e ardhshme të kampionatit dhe jo në Superkupë.
Në rast kartoni të kuq në gjysmëfinale, i ndëshkuarit do të humbiste finalen e Superkupës së Italisë teksa në rast përjashtimi në finale, skualifikimi do të aplikohet në javën e radhës të Serisë A pas përfundimit të Superkupës. Sa për premiot, ato kapin vlerën e 4 milionë eurove për secilën pjesëmarrëse. Më pas 8 milionë shkojnë për fituesin, 5 milionë për finalistin tjetër dhe nga 1,6 milionë për gjysmëfinalistët e mundur.
PANORAMASPORT.AL