Thursday, 20. August 2026
Sport

Superkupa e Italisë, Turam është i dëmtuar, Inzagi mendon ta grumbullojë për finalen

GS 04/01/2025 1 Min. Lesezeit

Nga analizat e bëra ditën e sotme është mësuar se Markus Turam ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshën e majtë. Sulmuesi francez u dëmtua gjatë pjesës së parë të gjysëmfinales përballë Atalantës.

Për finalen thuhet se Interi do ta grumbullojë sulmuesin, por do i sigurt është fakti se nuk do të jetë titullar. Sipas medieve italiane Inzagi nuk do të rrezikojë nga minuta e parë, por fakti se ai do të jetë në stol nuk përjashton mundësinë e aktivizimit në minutat e fundit.  

Teilen: