Wednesday, 4. March 2026
Sport

Superkupa e Spanjës 2026/ José Luis Munuera Montero do të jetë arbitri i finales

GS 09/01/2026 1 Min. Lesezeit

Klasikja e radhës në Spanjës vlen trofeun e parë për 2026-in pasi të dielën Barcelona dhe Reali i Madridit do të luajnë për Superkupën e Spanjës.

Federata Spanjolle e Futbollit bëri me dije paraditen e sotme se kjo ndeshje i është besuar një arbitri si José Luis Munuera Montero.

42-vjeçari do të gjykojë për herë të tretë një ndeshje mes dy skuadrave më të mira të Spanjës.

Precedenti i parë daton në janar të 2022-it në një gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe fitues ishte Real-i me shifrat 3-2. Ndërsa precedenti i dytë është ai i 2 marsit të 2023-it kur Barcelona mundi Real-in në transfertë 1-0 në një takim të vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Teilen: