• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, January 14, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superkupa e Spanjës 2026/ Xabi Alonso: Nuk jam kamikaz të aktivizoj Mbappé që nga minuta e parë!

10/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja bëhet gati për klasiken e parë të vitit, e cila vlen edhe trofeun e parë për 2026-ën. Në kampin madrilen ka mjaft rëndësi ky takim pasi në La Liga diferenca mes dy ekipeve ndihet edhe në klasifikim.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pak çaste më parë Xabi Alonso mbylli fjalën e tij duke deklaruar se fitimi i finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, e cila do të korenpsondonte me titulli e tij i parë si trajner i Real Madridit, nuk do të ishte një “çlirim”.

“Kemi mundësinë të luajmë në finale. Është një ndeshje e veçantë dhe donim të ishim këtu. Duhet të presim për seancën stërvitore të kësaj pasditeje dhe si aspekti futbollistik ashtu edhe ai emocional do të jenë të rëndësishëm. Jemi të përgatitur dhe duhet të luajmë një ndeshje të mirë”, ishin fjalët e para të trajnerit madrilen në sallën e konferencave të “King Abdullah Sports City”.

I gjithë fokusi në kampin madrilen dhe atë kundërshtar ishte te aktivizimi i Kylian Mbappé. Siç dihet sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është në luftë me kohën për të siguruar një vend mes titullarëve. “Ky është një vendim që do ta marr duke u konsultuar së bashku me lojtarin dhe me stafin e mjekëve. Duhet të vlerësojmë rrezikun. Nuk jemi kamikazë, duhet që të kemi kujdes”, tha trajneri i Real-it.

Në fjalën e tij numri  një i pankinës së Real-it u pyet nëse kjo finale kishte një ekip favorit. “Është një ndeshje futbolli. Një finale. Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne jemi të përqendruar në atë që duhet të bëjmë dhe si ta luajmë ndeshjen. Do të jetë një ndeshje me momentea. Duhet të kemi energjinë e nevojshme për të përballuar ç’do vështirësi”, u përgjigj Alonso.

Next Post

E konfirmon Flick: Yamal është 100% gati për finalen ndaj Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.