Monday, 25. May 2026
Sport

Superkupa e Spanjës në Arabi, publikohet axhenda zyrtare për 3 ndeshjet

GS 18/10/2024 1 Min. Lesezeit

Superkupa e Spanjës do të marrë jetë në janarin e ardhshëm dhe tashmë është publikuar dhe axhenda zyrtare. Tre takime në total nga 8 janari deri më 12 janari, ndërsa kujtojmë se klubet që marrin pjesë janë Real Madrid, Barcelona, Atletik Bilbao dhe Majorka.

sup

Sfida e parë gjysmëfinale luhet mes Realit dhe Majorkës më 8 janar. Një ditë më vonë, Barcelona përballet me Atletik Bilbaon.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve, që janë dhe gjysmëfinale, do të përballen në finale e madhe më 12 tetor në Jedah.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: