Tuesday, 31. March 2026
Sport

Superkupa e Spanjës/ Vinicius Jr. i drejtohet arbitrit: Të kam thënë, Lamine hidhet gjithmonë!

GS 12/01/2026 1 Min. Lesezeit

Në finalen e Superkupës pati nga të gjitha llojet e momenteve dhe situatave, një ndeshje e luftuar fort me një rezultat të ngushtë që e rriti tensionin deri në vërshëllimën e fundit.

Takimi u bë edhe më tërheqës për faktin se pati konflikt edhe mes yjeve në fushë. Kështu kamerat kanë filmuar përplasjen mes Vinicius dhe Lamine Yamal.

Braziliani u detyrua të ndërhynte në mbrojtje për të ndihmuar në ndalimin e Lamine dhe përfundoi duke shfryrë i acaruar përballë arbitrit.

Kamerat kapën momentin kur Vinicius iu afrua gjyqtarit Munuera Montero, duke protestuar për Lamine: “Ta thashë, Lamine gjithmonë hidhet, ai gjithmonë hidhet”.

Teilen: