Thursday, 27. August 2026
Sport

Superliga, dy ndeshje të vikendit luhen në mbrëmje

GS 27/08/2026 1 Min. Lesezeit

Për herë të parë në Superligën e Kosovës në futboll, dy ndeshje të xhiros së njëjtë, do të zhvillohen në mbrëmje, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja, të enjten ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së tretë të Superligës, e cila nis në premten dhe mbyllet të dielën në mbrëmje.

Megjithatë, ajo që bie në sy në këtë orar është se dy ndeshje do të luhen nën dritën e reflektorëve, pra në mbrëmje, njëra të shtunën dhe tjetra të dielën.

Të shtunën nga ora 19:00, Gjilani do ta pret Dukagjinin kurse të dielën në orën e njëjtë do të nis përballja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Deri më tani, në dy xhirot e para të këtij sezoni, janë zhvilluar vetëm dy ndeshje në mbrëmje, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Klinë.

Ndërkohë, përballjet tjera të xhiros së tretë dhe që nisin në orën 16:30, janë Drenica – Dukagjini të premten, Feronikeli ’74 – Malisheva të shtunën dhe Vushtrria – Drita të dielën.

Teilen: