• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superliga e Kosovës/ Dukagjini kap kreun pas fitores me Llapin e vendit të fundit

25/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Një ndeshje që dhuroi emocione të mëdha, pasi ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi.

Sulmuesi Axel Gnapi hapi takimin me gol në minutën e 8-të, pas një asistimi të Arbnor Ramadanit.

Në fund të pjesës së parë, trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, u përjashtua nga gjyqtari Genc Nuza me karton të kuq.

Megjithatë, pak çaste para mbylljes së fraksionit të parë, Dienit Isufi barazoi rezultatin në 1-1 me një predhë nga mbi 20 metra.

Në pjesën e dytë, Dukagjini dominoi plotësisht ndaj Llapit. Fillimisht, në minutën e 76-të, Altin Merlaku shënoi për 2-1 pas një asistimi të Isufit.

Ndërsa në minutën e 88-të, Iljasa Zulfiji vulosi fitoren e Dukagjinit për rezultatin 3-1.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ngjitet në krye të renditjes me 13 pikë, ndërsa Llapi, me vetëm 3 pikë dhe një fitore këtë edicion, mbetet në vendin e fundit.

Image

 

Next Post

Vdes ish-gjyqtari i basketbollit kosovar, Remzi Ramadani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.