Tuesday, 3. February 2026
Sport

Superliga e Kosovës: Përfundojnë pjesët e para me shumë gola

GS 28/09/2023 1 Min. Lesezeit

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshjet e kësaj jave janë zhvilluar në mesjavë dhe me dy takimet e sotme pritet të përmbyllet kjo xhiro.

  

Përballja më interesante e ditës padyshim se pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina pret Dukagjinin.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 2:1.

Albin Krasniqi dhe Elton Basri (autogol) realizuan për Prishtinën kurse Ardian Muja shënoi autogol në portën e Prishtinës.

Ky takim po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00.

Në ndeshjen tjetër po ashtu interesante në Drenas po takohen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” Feronikeli ’74 me Dritën.

Skuadra e Dritës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Feronikelit 74′.Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Blerim Krasniqi. Ai realizoi me kokë në minutën e 34-të, pas asistimit të Astrit Thaqi.

Pjesa e parë është mbyllur 1:0 në të mirë të Dritës. /Lajmi.net.

  

  


Teilen: