Sot me fillim nga ora 13:00, Malisheva do të jetë nikoqire e Feronikelit, ndërsa Dukagjini në Klinë nga ora 17:00 pret Gjilanin.
Takimet e sotme vijnë pas një serie ndeshjesh që kanë sjellë ndryshime në renditjen tabelare dhe kanë treguar që gara në Superligë mbetet e hapur.
Malisheva ka treguar stabilitet duke realizuar 25 gola dhe pranuar vetëm tetë.
Në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, Malisheva ka regjistruar rezultate pozitive, duke dëshmuar se është një nga skuadrat më serioze në garën për kreun e tabelës.
Në anën tjetër, skuadra nga Drenasi, Feronikeli synon të rikthehet te rezultatet pozitive dhë të p0ërmirësojë pozitën në renditje.
Teilen: