Elbasani dhe Teuta mbeten të pamposhtur edhe pas javës së pestë të Kategorisë Superiore, në të cilën janë ndarë në një barazim pa gola në duelin mes tyre në “Elbasan Arena”.
Të dy skuadrat e luajtën këtë ndeshje me idenë e qartë për të bërë sa më pak gabime në prapavijë, ndërsa në sulm ishin të paqarta në idetë e tyre.
Kësisoj, rastet ishin me pikatore, edhe pse lufta nuk mungoi nga të dy ekipet.
Në fund, një pikë u bën punë të dy skuadrave që vazhdojnë të jenë të qeta sa i përket objektivit që kanë në këtë kampionat të cilit i kanë bërë një fillim të mbarë.