Sunday, 16. August 2026
Sport

Superliga nis më 7 shkurt, Kupa e Kosovës më 12 shkurt

GS 30/01/2025 1 Min. Lesezeit

Fillimi i sezonit pranveror në futboll, do të nis më 7 shkurt, me duelet e javës së 19-të të Superligës.

Xhiroja e 19-të do të zhvillohet ndërmjet datave 7, 8 dhe 10 shkurt.

Kampionati i futbollit vazhdon me garën e Kupës së Kosovës që luhet më 12 e 13 shkurt, ndërsa më 15 shkurt nis sezoni pranveror në Ligën e Parë.

Kjo është vendosur të enjten mbrëma pas mbajtjes së mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

“Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu për Kuvendin e Rregullt të Punës, i cili do të mbahet më 5 shkurt, ku u konstatua se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe materiali i kuvendit është shpërndarë në kohën e paraparë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Teilen: