Sezoni 2026/27 në Superligën e Kosovës në futboll nis këtë javë kurse tashmë është përcaktuar edhe ndeshja hapëse e tij.
Feronikeli ’74 – Gjilani është ndeshja që do ta hap xhiron e parë të sezonit të ri në elitën e futbollit kosovar.
Kjo përballje luhet të premten derisa katër duelet tjera të xhiros së parë, do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.
Ndeshja Feronikeli ’74 – Gjilani, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas kurse starton nga ora 16:30.
Skuadra nga Drenasi është rikthyer këtë sezon në Superligë dhe drejtohet nga trajneri Elon Berisha kurse Gjilani që udhëhiqet nga Debatik Curri synon që të startojë me rezultat pozitiv.
Përballjet tjera të xhiros së parë, janë: Drenica – Dukagjini, Vushtrria – Malisheva, Drita – Llapi dhe Prishtina – Ballkani.