Nuk ka pushim në Superligën e Kosovës në futboll, pasi xhiroja e 33-të, do të luhet këtë mesjavë.
Kjo xhiro, nis menjëherë të martën me ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës, skuadra këto që po luftojnë për një vend në garat e UEFA-s.
Ndeshja luhet në Gjilan prej orës 15:00 kurse vendasit vlerësohen favorit bazuar në formën e treguar javët e fundit.
Gjilani është i pesti në tabelë me 45 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit në kampionat ka dy fitore, një barazim e dy humbje.
Ndërkohë, Malisheva që është e treta me 48 pikë nuk di për fitore në katër xhirot e fundit, ku ka marrë vetëm një pikë.
Xhiro vazhdon të mërkurën me duelet Dukagjini – Prishtina e Feronikeli ’74 – Suhareka kurse mbyllet të enjten me përballjet Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Drita.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të, startojnë në orën 15:00.