Tuesday, 5. May 2026
Sport

Superliga, xhiro hapet të mërkurën në Hajvali

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Prishtina e Re – Prishtina, është ndeshja hapëse e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në të vërtetë, kjo është ndeshja e vetme e kësaj xhiroje që luhet në mesjavë, pasi duelet tjera do të zhvillohen në vikend.

Kjo përballje, zhvillohet të mërkurën prej orës 15:00 në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.

Të dy skuadrat nuk kanë treguar formë të mirë javët e fundit në Superligë dhe do të tentojnë që në këtë përballje të rikthehen te rezultatet pozitive.

Prishtina e Re është e fundit në tabelë me 28 pikë dhe vështirë se mund ta sigurojë mbijetesën në elitë, ndërsa ka regjistruar humbje në tri xhirot e fundit.

Prishtina në anën tjetër, në gjashtë xhirot e fundit ka 4 barazime dhe 2 humbje kurse zë vendin e katërt në tabelë me 45 pikë.

Duelet tjera të kësaj xhiroje, luhen të shtunën dhe të dielën, me fillim nga ora 16:00 kurse do të përballen Drenica – Gjilani, Drita – Ballkani, Llapi – Dukagjini dhe Ferizaj – Malisheva.

Teilen: