• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Supersfida përballë Napolit, Inzagi kërkon rekordin e Kontes

21/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi do të përballë sot në orën 18:00 kam pionët e saposhpallur të Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A. Në “Maradona”, ndërkohë që napolitanët luajnë vetëm për statistika, zikaltrit do të synojnë të marrin tri pikët e nevojshme për të mbajtur të palëkundur pozitën e tyre në vendin e tretë.inter inzagi

Kualifikimi në finalen e Champions-it i ka dhënë një shtysë më tepër skuadër së Inzagit, që kërkon ta shfrytëzojë momentin dhe t’i japë vazhdimësi rezultateve pozitive për të blinduar zonën “Champions” dhe për të mbajtur të lartë edhe moralin në këtë fundsezoni.

Thënë këtë, sfida e së dielës do të ketë një domethënie të veçantë edhe për Simone Inzagin, që është në ndjekje të fitores së nëntë radhazi në të gjitha kompeticionet.

Hera e fundit që Interi ka regjistruar këtë ecuri pozitive ka qenë në sezonin 2020-2021, kur në stol ishte Antonio Konte dhe zikaltrit shpalleshin kampionë.

Pas finales së Champions-it, që kurorëzoi eksperiencën e tij dyvjeçare në stolin zikaltër, Inzagi do të tentojë kështu të rrëzojë edhe në këtë drejtim mitin e paraardhësit të tij, me të cilin ka qenë i krahasuar gjatë gjithë kohës së tij në Milano, duke shpresuar ta barazojë serinë e tij pozitive dhe ta parakalojë atë të mekurën, në finalen e Kupës ndaj Fiorentinës.

Në atë rast, fitorja e dhjetë radhazi do të përkthehej në një trofe, por deri në përballjen me toskanët, Interi duhet të kapërcejë pengesën “Napoli”.

Dy sezone më parë, ishin pikërisht “axurrët” që ndërprenë ecurinë e 9 fitoreve radhazi të skuadrës së Kontes me një barazim dhe këtë herë do të provojnë sërish të ndërpresin rrugëtimin e zikaltërve.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL


Next Post

Fatsjellës për zikaltërit, ja kush është arbitri që do të vendosë drejtësi në Napoli-Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.