Ndeshja mes Liverpulit dhe Mançester Sitit shihet nga shumëkush si dueli i cili mund të mbyllë kampionatin anglez që sot. Të kuqtë kanë krijuar distancë me të gjithë ndjekësit falë një starti thuajse perfekt të sezonit dhe vetëm skuadra e Guardiolës mendohet se është në gjendje t’i ndalë.
Megjithatë, kjo e fundit po kalon një formë të dobët pasi ka regjistruar pesë humbje radhazi e së fundmi një barazim, gjë që ka detyruar Guardiolën të pranojë se është një risi për ekipin e tij që nuk është përballur me vështirësi të tilla në të kaluarën.
FORMACIONET ZYRTARE
LIVERPUL: Keleher, Aleksander-Arnold, Gomez, Van Dajk, Robertson, Gravenberh, Szoboszlai, Mak Alister, Salah, Nunjez, Gakpo.
Trajner: Arne Slot
MANÇESTER SITI: Ortega, Uoker, Akanzhi, Dias, Ake, Ljuis, Gyndogan, Nunes, Silva, Foden, Haland.
Trajner: Pep Guardiola
PANORAMASPORT.AL