Me kontratën e tij që skadon me Barcelonën, sulmuesi Robert Lewandowski ende duhet të zgjidhë çështjet që lidhen me të ardhmen e tij.
Mësohet se polaku ka një ofertë rinovimi nga klubi “blaugrana” në tryezë, por jo vetëm kaq. Në Serie A, ekipet e Milan dhe Juventus gjithashtu kanë bërë lëvizje për të provuar ta nënshkruajnë atë si transferim i lirë.
Ndërkohë, një tjetër klub i njohur po shfaqet i interesuar për sulmuesin me përvojë. Bëhet fjalë për Porto, që është duke ndjekur në mënyrë aktive lojtarin e skuadrës katalanase.
Madje portugezët, që pat ditë më parë u shpallën kampionë, kanë bërë hapat e para, duke i ofruar shumë avantazhe Lewandowski, që do të ketë mundësi të luajë edhe në Champions League.