• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Surpriza me kalendarin, Anglia në fushë edhe në vigjiljen e Krishtlindjes për herë të parë në 28 vite

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Krishtlindja do të jetë e vetmja ditë pushimi për tifozët anglezë. Premier Liga ka shpallur kalendarin e ndeshjeve për muajt dhjetor dhe janar, duke zyrtarizuar zgjedhjen për të dalë në fushë në prag të Krishtlindjes.

premier liga

Në fakt, më 24 dhjetor, Uolvesi dhe Çelsi do të përballen në stadiumin “Molineux” dhe kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1995 që kalendari përfshin edhe vigjiljen e 25 dhjetorit. Ajo mes “ujqërve” dhe bluve të Londrës do të jetë e vetmja ndeshje që do të luhet më 24 dhjetor dhe do të mbyllë javën e 18-të të kampionatit.

Ndeshjet e “Boxing Day” do të luhen si zakonisht më 26 dhjetor: janë planifikuar pesë ndeshje, duke përfshirë Njukasëll-Notingem Forest, Bërnlej-Liverpul dhe Mançester Junajtid-Aston Vila.

Megjithatë, Mançester Siti do të zbresë në fushë në datën 27 dhjetor kundër Evertonit. Premier Liga do të jetë gjithashtu në fushë midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit: FulhamArsenal dhe Totenhem-Bornmëth do të mbyllin vitin 2023, ndërsa Liverpul-Njukasëll do të hapin 2024-ën.

Do të luhen disa ndeshje të mëdha midis dhjetorit dhe janarit. Bien në sy dy ndeshje vendimtare të Liverpulit, kundër rivalëve të Mançester Junajtidit dhe Arsenalit, ndërsa Totenhem (lideri aktual i kampionatit) do të duhet të përballet me Njukasëllin dhe Brajtonin përpara “djajve të kuq”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Cassano me kritika të ashpëra për Leaon: Lojtar pa karakter, bëri dy goditje dhe me aq u mjaftua

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.