Wednesday, 22. April 2026
Sport

Surpriza në listën e Serbisë për Europianin, Stojkoviç e mbush me lojtarë nga kampionati vendas dhe lë jashtë atë të Romës

GS 18/05/2024 2 Min. Lesezeit

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka bërë sot publike listën paraprake të ekipit me të cilin do të përfaqësohet në Euro 2024.

stojkovic

Lista ka qenë me shumë emra, pasi Stojkoviç ka grumbulluar 35 futbollistë paraprakisht, me numrin që do të reduktohet në 26 emrat përfundimtarë më 7 qershor. Nuk kanë munguar surprizat në këtë listë, pasi ai ka përfshirë aty 8 futbollistë nga kampionati vendas.

Ndërkohë, është lënë jashtë një emër mjaft cilësor si Mile Svilar, portieri i Romës, i cili mendohej se do të ishte pjesë e Serbisë në këtë turne.

LISTA

PORTIERË: Vanja Milinkoviç-Saviç (Torino), Predrag Rajkoviç (Majorka), Xhorxhe Petroviç (Çelsi), Aleksandar Jovanoviç (Partizan Beograd)

MBROJTËS: Strahinja Pavloviç (RB Salcburg), Nikola Milenkoviç (Fiorentina), Milosh Veljkoviç (Verder Bremen), Srxhan Babiç (Spartak Moskë), Urosh Spajiç (Crvena Zvezda), Strahinja Erakoviç (Zenit), Nemanja Stojiç (TSC), Jan Karlo Simiç (Milan)

MESFUSHORË: Sasha Lukiç (Fullhem), Nemanja Gudelj (Sevilja), Nemanja Maksimoviç (Getafe), Ivan Iliç (Torino), Sasha Zdjelar (CSKA Moskë), Srxhan Mijailovic (Crvena Zvezda), Sergej Milinkoviç-Saviç (Al Hilal), Dushan Tadiç (Fenerbahçe), Samed Bazdar (Partizan Beograd), Aleksandar Çirkoviç (TSC), Lazar Samarxhiç (Udineze), Veljko Birmançeviç (Sparta Pragë), Filip Kostiç (Juventus), Filip Mladenoviç (Panathinaikos), Matija Glushçeviç (Radniçki 1923), Andrija Zhivkoviç (PAOK), Mijat Gacinoviç (AEK), Nemanja Radonjiç (Majorka).

SULMUES: Aleksandar Mitroviç (Al Hilal), Dushan Vlahoviç (Juventus), Luka Joviç (Milan), Petar Ratkov (RB Salcburg), Mihailo Ivanoviç (Vojvodina)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: