Tuesday, 17. March 2026
Sport

Surprizë në Ligën e Kampioneve, klubi i Ishujve Faroe turpëron Ferencvaroshin në Hungari dhe e eliminon

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Liga e Kampioneve ka përjetuar sot një surprizë të pazakontë, pasi Klaksvik i Ishujve Faroe, ka turpëruar dhe eliminuar Ferencvaroshin, duke e nxjerrë nga turneu një nga skuadrat pretendente për të arritur fazën në grupe.

ssddsdssdsdd

Klaksvik kishte barazuar në ndeshjen e parë me shifrat 0-0 në shtëpi, por pakkush mendonte se mund të bënte një çudi ndaj hungarezëve. Por tre gola të shënuar që në pjesën e parë të sfidës sot, bënë që Klaksvik të siguronte një avantazh të thellë të cilin e menaxhoi mirë në fraksionin e dytë të lojës, duke arritur kualifikimin e mëtejshëm në turne.

REZULTATET E SOTME

Valmiera-Olimpija Ljubljana 1-2

Dinamo Tbilisi-Astana 1-2

Ferencvarosh-Klaksvik 0-3

Karabak-Linkoln Red Imps 4-0

Hesperanzh-Slovan Bratislava 0-2

Ludogorets-Ballkani 4-0

Larne-HJK Helsinki 2-2

*Më të theksuara skuadrat e kualifikuara.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: