Thursday, 21. May 2026
Sport

Surprizë nga Spanja, lojtari i Kombëtares monitorohet nga tre klubet e njohura të La Ligës

GS 17/03/2025 1 Min. Lesezeit

Enea Mihajt i përfundon kontrata me Famalikaon në fundin e sezonit. Mihaj bëri mjaft mirë në tre sezone dhe për këtë fitoi shiritin e kapitenit te klubi portugez.

kombetarja

Në Spanjë kanë zbuluar se janë tre klube në ndjekje të 26-vjeçarit. Zhirona, Selta Vigo dhe Rajo Vajekano po monitorojnë situatën e Mihajt.

Mbrojtësi i Famalikaos numëron 19 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë. Së fundmi u ftua sërish nga Silvinjo, teksa kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë dhe Andorrën.

Nëse do të ketë transferim në Spanjë, do të jetë hera e parë për Mitajn. Më parë ka luajtur vetëm në Greqi.

mihaj

PANORAMASPORT.AL

Teilen: