Monday, 19. January 2026
Sport

Surprizë për çmimin “The Best”, fitues shpallet përsëri Lionel Mesi

GS 15/01/2024 1 Min. Lesezeit

Çmimi “The Best” për vitin 2023 padyshim do të shoqërohet me polemika pasi fituesi i këtij trofeu që jepet nga FIFA ka shkuar përsëri në duart e Lionel Mesit.

sdfsdffsdsdffsddf

Edhe pse viti 2023 nuk ishte shumë i suksesshëm për argjentinasin, ai ka mundur në votim Erling Haland dhe Kilian Mbape për këtë edicion.

Sipas rezultateve të votimeve, Mesi dhe Haland ishin të dy në kuotën e 48 pikëve, por argjentinasi fitoi pasi kishte më shumë nominime në vendin e parë nga kapitenët e ekipeve kombëtare. Mbape doli i treti me 35 pikë.

Kjo është hera e 8 ku Mesi shpallet fitues i çmimit të lojtarit më të mirë nga FIFA pas e ka fituar më parë në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2022.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: