Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka dalë në konferencën për media në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “Euro 2024”.
“Unë mendoj se të dyja skuadrat e nisin ndeshjen për fitore. Nëse dy ekipe barazojnë dhe nëse ajo ndodh ekipet nuk janë të afta të fitojnë, pra barazimi është pasojë e lojës. Nuk menaxhohet ndeshja për një pikë. Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë për fitore. Është një fitore për ne. Karikimi është i duhur, Moldavia ekip i fortë në shtëpi ka fituar me Poloninë dhe ka barazuar me Çekinë.
E dimë se kemi një finale dhe një ndeshje të rëndësishme. Lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe janë të ndërgjegjshëm që nuk ka mbaruar asgjë për kualifikimin. Moldavia është një skuadër e fortë, fizike. Nuk ka pësuar humbje në shtëpi dhe të dy ekipet futen në fushë për fitore dhe jo për barazim. Nuk do të ketë ndryshim strategjie ekip i fortë në lojën në ajër dhe goditje standarde”, tha Sylvinho.
Shqipëria me një pikë kualifikohet automatikisht në Kampionatin Evropian.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00.


