Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, përcjell optimizëm në prag të përplasjes vendimtare me Çekinë për vendin e parë në grup.
Si e keni karikuar ekipin për të marrë fitoren?
Para së gjithash, duhet të respektojmë Ajetin që ka qenë në dy Evropianë. Një lojtar që ka dhënë gjithçka për Kombëtaren. Gjithmonë ndeshja e radhës është e rëndësishme, ata kanë një pikë avantazh në grup, e kemi thënë që është grup shumë i fortë. Mund të ndodhë gjithçka. Duhet të hyjmë në fushë duke dhënë 100%. Kjo është diferenca për momentin, ata kanë një pikë më shumë, ne kemi publikun.
Çekia është ndoshta ekipi që që njihni më mirë. Mund të na tregoni si do të jetë Shqipëria në përballjen e radhës?
Është skuadra me të cilën kemi luajtur më shumë në këto vite, kemi fituar një, humbur një e barazuar një tjetër. Trajneri i tyre është shumë i zgjuar, ka bërë shumë ndryshime herën e fundit, duke i dhënë shumë ekuilibër skuadrës. Ne duhet të jemi të fortë në lojën tonë, kemi cilësi teknike dhe organizative. Por duhet të japim zemrën në fushën.
Gjithmonë keni luajtur me një sulmues të avancuar. A është gati Sylvinho të humbë disa centimetra e të kërkojë thellësinë?
Pyetje e mirë. Duhet të shohim, kemi edhe një stërvitje, dy-tre futbollistë kanë probleme fizike. Uzuni nuk është një numër 9, por tetë e gjysmë, me shumë sulmues i dytë, që sulmon zonat. Nesër do ta shohim, kemi dy tri mundësi, pasi të shohim dy lojtarë që nuk janë ndoshta 100% gati.
Nesër më shumë ndoshta duhet të kemi frikë skuadrën tonë, për shkak të dëmtimeve…
Edhe ata kanë futbollistë të dëmtuar. Pas Evropianit shumë lojtarë kanë bërë pak pushime. Shumë përfaqësuese kanë humbur lojtarë. Unë jam i lumtur me lojtarët që kam. Nuk miun të kemi frikë nga kundërshtari. Duhet të futemi në fushë dhe të japim 100%. Nuk mund të qahem për asgjë, jam i lumtur me futbollistët që kam. Ndoshta 90 minutat e nesërme mund të jenë më të mirat e dy viteve të fundit.
Pesë lojtarë rrezikojnë pezullimin për shkak të kartonëve, edhe ju e keni marrë një…
Jam i shqetësuar vetëm për ndeshjen, kemi 22 mijë tifozë në stadium. Ndeshje shumë e bukur për t’u luajtur. Unë jam i bindur që lojtarët do të luftojnë fort, pa menduar për kartonët. Lojtarët mezi presin të hynë në fushë, bashkë me tifozët. Edhe për veten time nuk shqetësohem.