• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho e Gjimshiti të matur para miqësores me Kilin

21/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho është treguar i matur në konferencën për shtyp para miqësores me Kilin.

Shqipëria, të premten prej orës 20:45 në Parma të Italisë përballet me Kilin në miqësoren e parë të këtij viti.

Në konferencë, Sylvinho ndeshjen me Kilin nuk e ka vlerësuar si miqësore. Në fakt, të dyja përballjet e këtij muaji, përfshirë edhe atë me Suedinë, Sylvinho i sheh si të forta dhe shumë të vështira.

“Lojtarët e dinë që Evropiani ka shumë për të filluar. Ne jemi prej tre ditësh me lojtarët dhe flitet vetëm për Kilin dhe Suedinë. Ky është moment shumë i rëndësishëm për ne, për çdo lojtar, janë dy ndeshje shumë të vështira”, ka thënë Sylvinho. “Kili dhe Suedia janë skuadra të forta, mendojmë vetëm për ta. Nuk është momenti për listën finale të Evropianit”.

Përkrah Sylvinhos në konferencën për shtyp është paraqitur edhe mbrojtësit Berat Gjimshiti. Edhe Gjimshiti është treguar i matur para miqësores me Kilin, të cilin e ka vlerësuar si kundërshtar të fortë.

“Por, ne nuk mendojmë për Evropianin, mendojmë vetëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme”, ka thënë Gjimshiti ndër të tjera.

Si Sylvinho ashtu edhe Gjimshiti kanë pranuar se presin përkrahjen e madhe të shqiptarëve në duelin ndaj Kilit. Miqësorja mes Shqipërisë dhe Kilit, luhet në stadiumin “Ennio Tardini”.

Next Post

Saka e frikëson Arsenalin, lëndohet në grumbullim me Anglinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.