• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

08/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur tejet i lumtur për fitoren ndaj Ukrainës, sidomos për faktin se ekipi që udhëheq arriti të përmbyste rezultatin.

Ai tha se kjo fitore është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se të përmbysësh një ndeshje të tillë ka shumë pak mundësi në nivele të tilla.

“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Evropian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar”.

“Është e vështirë të punosh për të, që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Kundërshtarët janë shumë teknikë, një kundërshtar i fortë”.

“Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm mendjen, ndoshta pasi pësuam golin për pesë minuta ishim keq, por sa i përket të ardhmes në këtë garë, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, pasi Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

Tutje ai foli për lëndimet brenda skuadrës duke thënë se kapiteni Berat Gjimshiti ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor.

“Nuk e di kurrë situatën në këtë punë, vijnë të fundit dhe ndoshta dy apo tre janë të lënduar. Kapiteni Gjimshiti mori një lëndim të vogël muskulor, nuk kishim probleme me ndonjë tjetër, por puna është kjo”.

“I besoj të gjithëve, kemi 35 lojtarë në listën e pritjes. I kam thënë të gjithëve që kjo garë është e rëndësishme, çdo herë është mundësi të bësh diçka të rëndësishme për njerëzit dhe ne, dhe ata e kanë kuptuar. Kjo është puna”, përfundoi tekniku brazilian. /Telegrafi

Next Post

Kumbulla dhe Ismajli e bënë të kujtohet vetëm për çorapet, sulmuesi i Ukrainës shpjegon kaosin në startin e ndeshjes: Janë vendosur rregulla të reja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.