• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho i lumtur me prurjen e re: Brruti është një futbollist që na ka munguar

15/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme, duke u ndalur te përfshirja e Etnik Brrutit.

Braziliani theksoi se ai është një profil lojtari që i ka munguar skuadrës dhe do të sjellë një vlerë të shtuar në ekip.

“Brruti është një futbollist që na ka munguar. Kemi shumë emra në të majtë, por në të djathtë nuk kemi shumë. Rikthehet Pajaziti dhe jam i lumtur për të, teksa marrim Brrutin që është një ‘mëngjarash’ dhe do të na bëjë punë”, u shpreh Sylvinho.

Tekniku brazilian foli edhe për presionin e një ndeshjeje të madhe si ajo kundër Anglisë në “Wembley”, duke theksuar se çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e një sfide të tillë.

“Sa i takon kritikave dhe situatës, është vetë futbollisti që zgjedh se me kë do të luajë. Presioni është i pranishëm, pasi do të luajmë në ‘Wembley’ dhe të gjithë duan të luajnë në këtë stadium dhe ndaj një ekipi si Anglia”, tha ai.

Shqipëria do të luajë me Anglinë në “Wembley” më 21 mars në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Next Post

Slot: E ardhmja e Van Dijk? Do doja të qëndronte këtu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.