• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho kërkon fitoren me çdo kusht ndaj Moldavisë, formacion sulmues nga tekniku brazilian

07/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pritet të luhet më ndryshe sesa në Varshavë.

Kombëtarja shqiptare duhet të jetë më sulmuese në “Air Albania” ndaj Moldavisë sesa ishte në Poloni, dhe trajneri Silvinjo e di se pritet fitorja. Për këtë arsye, braziliani ka vendosur të vendosë ekipin në fushë me një skemë më sulmuese.

Burime pranë stafit kuqezi tregojnë se do të forcohet mesfusha duke u rreshtuar me 5 lojtarë, në ndihmë të sulmit që do të jetë i njëjtë si në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit. Me këtë lëvizje, do të kalohet në mbrojtjen me 3 lojtarë, pak a shumë siç bënte Reja, ndonëse mesi i fushës do të ketë 4 dhe jo pesë futbollistë siç ishte në kohën e ish-trajnerit italian.
Në sulm pritet të jenë 3 lojtarë ashtu si edhe në Varshavë, e besohet se Cikalleshi do të jetë në qendër dhe Uzuni e Asani në ndihmë të tij.

Ndërkaq, kombëtarja vazhdon përgatitjet dhe me ekipin u bashkua Sokol Cikalleshi që përfundoi sezonin në Arabinë Saudite.
Silvinjo është në pritje të plotësimit të ekipit me lojtarët nga Italia dhe Spanja./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Ylli i ri i Napolit i jep lamtumirën “axurrëve”, gjigandi i Premier Ligës i paguan klauzolën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.