Pasditen e sw enjtes qw sapo lamw pas, nw Paris tw Francws u hodh shorti pwrcaktues i fazws sw grupeve, tw kompeticionit pwr pwrfaqwsueset, UEFA Nations League, ku pjesw janw edhe “Legjionarwt” tanw, tw cilwt kwtw edicion janw pozicionuar nw Ligwn B, ku nw grup do tw kenw Kombwtaret e Ccekisw, Ukrainws e Gjeorgjisw.
Pas kwtij shorti, njw koment tw shkurtwr e bwri edhe tekniku, Sylvinho, i cili vlerësoi grupin dhe kundërshtarët, ndërsa theksoi se është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por në të njëjtën kohë edhe i bukur, teksa shpalos objektivat e skuadrës, nënvizon se Kombëtarja shqiptare është e barabartë me të gjitha ekipet.
“Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur
Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”,- u shpreh tekniku Sylvinho. /i.m /abcnews.al