Wednesday, 28. January 2026
Sport

Sylvinho lajmërohet nga Brazili, ka një urim për gjithë shqiptarët

GS 25/12/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjes.

Sylvinho me anë të një video-mesazhi ka uruar festat e fundvitit, me pamjet e publikuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan lajmi.net.

“Përshëndetje të gjithëve. Ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Uroj më të mirat për të gjithë ju” – tha Sylvinho në video-mesazhin e tij.

Sylvinho këtë vit rishkruajti historinë e Kombëtares së Shqipërisë, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2024, që mbahet në Gjermani.

Shqipëria është në grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Euro 2024./Lajmi.net/

Teilen: