Tekniku nga Brazili, Sylvinho do ta vazhdoj punën e tij në krye të Kombëtares së Shqipërisë.
“Panorama Sport” ka shkruar të martën, në ditën kur Sylvinhos i ka skaduar kontrata me FSHF-në, së palët kanë arritur marrëveshjen.
Detajet nuk janë zbuluar, por thuhet se gjithçka do të zyrtarizohet brenda kësaj jave kur Sylvinho do ta firmos kontratën e re me FSHF-në.
Me vazhdimin e bashkëpunimit, Sylvinho do të mbetet në krye të Kombëtares së Shqipërisë deri në fund të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026. Po ashtu, pjesë e stafit të Sylvinhos do të vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorët e tij, Pablo Zabaleta e Doriva.
Sylvinho në janar të vitit 2023 mori drejtimin e Shqipërisë duke e zëvendësuar italianin Eddy Reja dhe arriti ta kualifikoj në “Euro 2024”.
Në Evropianin që po mbahet në Gjermani, Shqipëria tregoi paraqitje të mira por nuk arriti të avancoj nga faza e grupeve.
Përfundoi e fundit në Grupin B me vetëm një pikë, ndërsa u përball me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Pasi të zyrtarizohet si trajner i Shqipërisë, Sylvinho menjëherë do të filloj përgatitjet për Ligën e Kombeve, e cila nis në shtator.
Ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, Shqipëria e luan me Ukrainën, e cila gjithashtu u eliminua në fazën e grupeve të “Euro 2024”.