• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho misterioz për formacionin: Gjeorgjia rivale e fortë, s’kemi kohë të rikuperohemi!

09/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca për shtyp e Sylvinho ishte një mundësi e artë për trajnerin për të mbajtur me këmbë në tokë ekipin pas fitores së madhe të regjistruar në transfertë përballë Ukrainës. I pyetur për formacionin nuk preferoi që të tregonte shumë dhe u mjaftua vetëm me paralajmërimin e disa ndryshimeve si dhe tregoi se Shqipëria s’kishte kohën e nevojshme për të shplodhur.

Sylvinho vlerëson në maksimum Gjeorgjinë: “Unë e kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë, është e fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me stadium të mbushur, ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”.

“Sa i përket ndeshjes së mëparshme, mund të bësh 5 zëvendësime apo 2. Unë e pashë që ekipi ishte mirë në fushë, erdhi momenti për të bërë dy zëvendësimet. Hoxha është i fortë, me forcë fizike, edhe Berisha se Laçi ishte vërtetë i lodhur. Për nesër nuk e dimë ende, e vërtetë që nga një ndeshje në tjetrën ka pak kohë. Sot është praktikisht stërvitja e parë, duhet shohim si janë lojtarët sot dhe nesër. Nesër në drekë vendosim me stafin dhe lojtarët”, tha komisari teknik i Shqoipërisë.

Sa i përket ndryshimeve të mundshme në formacion, braziliani tha: “Pak a shumë është e njëjta përgjigje, se duhet shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje nuk kemi bërë gjë në fushë. Sot duhen parë si janë, duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 23 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë. Nëse kuptojmë që një lojtar nuk është në 100%, e bëjmë ndryshimin, sot është ende herët, duhet të zhvillojmë gjërat dhe të marrim një vendim nesër në drekë”.

 

Next Post

​Kosova nuk ndalet, shënon edhe dy gola ndaj Qipros

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.