Friday, 27. March 2026
Sport

Sylvinho mund të largohet nga Shqipëria

GS 27/03/2026 2 Min. Lesezeit

Humbja e Shqipërisë në Varshavë, mund ytë shënojë edhe fundit e kapitullit të selektorit Sylvinho në krye të “kuqezinjve”.

Shqipëria, të enjten mbrëma u mposht 2:1 nga Polonia në gjysmëfinalen e “play-offit” për kualifikim në Kupën e Botës, për t’i dhënë fund shpresave që të jetë pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe.

Shqipëria ishte në epërsi prej pjesës së parë me golin e Arbër Hoxhës, por në pjesën e dytë Polonia shënoi dy herë brenda dhjetë minutave me Robert Lewandowskin e Piotr Zielinskin për ta fituar ndeshjen.

Sylvinho ka kontratë me FSHF-në deri në muajin korrik, të cilën e rinovoi muaj me parë për ndeshjet e rëndësishme të “play-offit” për kualifikim në Botëror dhe thuhet se e ardhmja e tij do të vendoset pas duelit me Ukrainën.

Shqipëria, të martën mbrëma përballet me Ukrainën, e cila gjithashtu u mposht në gjysmëfinale të “play-offit” nga Suedia, në një ndeshje që do të ketë karakter të miqësores.

Sylvinho prej fillimit të vitit 2023 është selektor i Shqipërisë, kombëtare të cilën e dërgoi në Evropianin e fundit.

 

Teilen: